Kapet në kufi me 30 milion dollarë në valixhe gruaja e ish-deputetit ukrainas

00:00 | 21 Mars 2022
Trina Galanxhi

Një shumë marramendese valute u kap në kufirin mes Ukrainës dhe Hungarisë.

Gruaja e ish deputetit ukrainas Kotvytskyy ka tentuar të kalojë kufirin me 28 milionë dollarë dhe 1.3 milionë euro.

Ajo i kishte fshehur paratë në disa valixhe dhe tentoi të largohej nëpërmjet pikës kufitare të Zakarpattya, por është kapur nga rojet kufitare hungareze.

Tashmë gruaja e ish-deputetit do të duhet t’i përgjigjet pyetjeve për të sqaruar se pse i duhej një shumë aq e madhe monetare me vete.

https://twitter.com/Euan_MacDonald/status/1505658893426438146

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme