Një ari është kapur në Alpet italiane jo shumë larg vendit ku vrau një 26-vjeçar.
Italianët u tronditën nga vdekja e Andrea Papit në fillim të prillit në rajonin verilindor të Trentino-Alto Adige.
Pasi ariu u identifikua si një 17-vjeçar i njohur si JJ4, autoritetet lëshuan një urdhër që ai të vritej, shkruan BBC.
Por urdhri që ariu të qëllohej në shikim të parë u pezullua më vonë dhe JJ4 u dërgua në një qendër të kafshëve të egra. Ende nuk është vendosur për fatin e ariut.
“Ne do të kishim dashur ta vrisnim ariun në vend”, tha guvernatori i provincës Maurizio Fugatti në një konferencë për shtyp.
Andrea Papi u sulmua për vdekje teksa vraponte mbi qytetin e Caldes në malin Peller në Brenta Dolomites, duke shkaktuar frikë dhe zemërim në rajon. Ai është italiani i parë që dihet se është vrarë nga një ari në vitet e fundit.
Kafshët janë një specie e mbrojtur në Itali dhe popullsia e tyre është rritur vitet e fundit.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...