Kapen dy tonë kokainë në Francë, arrestohen dy persona

16:15 | 4 Janar 2025
Q L

Ngarkesa e parë më e madhe e lëndëve narkotike për shtetin francez u sekuestrua ditën e sotme.

Në pranga ranë dy persona, ndërkohë që policia franceze konfiskoi më shumë se dy tonë kokainë me një vlerë të përafërt prej 130 milionë eurosh (134 milionë dollarë) në portin e Le Havre.

Kryeministri i ri i Francës, François Bayrou, dhe ministri i Brendshëm i vendit, Bruno Retailleau, gjithashtu kanë premtuar masa më të ashpra kundër bandave të drogës dhe krimit në përgjithësi.

Franca dhe qeveritë e tjera europiane po përpiqen të luftojnë bandat e trafikut të drogës, si dhe vrasjet që shpesh ndodhin si pasojë e luftës mes grupeve kriminale.

Vitin e kaluar, Bashkimi Europian inicioi një nismë me autoritetet portuale europiane për të luftuar kontrabandën e drogës në qytetet kryesore portuale. / abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme