Kapen dy ton kanabis në Itali, ishin nisur nga Shqipëria

10:24 | 15 Shtator 2018
Arbresh.info

Një sasi e madhe kanabisi është kapur në Itali. Mendohet se janë rreth 2 tonë hashash e nisur nga Shqipëria në drejtim të shtetit fqinj.

Kjo tregon se trafiku vetëm po shtohet ne drejtim të Italisë ku sasi të mëdha kanabisi shkojnë çdo ditë,

Droga ka qenë në një super skaf të fuqishëm.

Bilanci përfundimtar: pothuajse 2 ton marihuanë sekuestrohen së bashku me motobarkën dhe dy shqiptarë të përfunduar në qeli, shkruajnë, mediat në Itali.

Gomonia, e drejtuar nga dy motorë me qindra kuaj fuqi, i është afruar bregut italian pranë Vieste. Ndërkohë helikopteri i policisë e kishte goditur atë, duke u angazhuar në një ndjekje në det të denjë për filmat më të mirë të Hollivudit.

Gjithçka ka nisur në mengjes herët kur është njoftuar se një mjet lundrues po vinte nga Shqipëria drejt bregdetit italian. Ka patur një angazhim të disa strukturave policore italiane.

Roja bregdetare, guardia di financa me helikopterë dhe motorbarka kanë marrë pjesë në aksion.

Pas nje ndjekje si nëpër filma me në fund barka me ngarkesën është bllokuar në Vieste.

Mjaftonte një kontroll i shpejtë për të kuptuar se ishte marihuana, ndoshta ajo e prodhuar në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme