Autoritetet lituaneze kanë deklaruar këtë të mërkurë se kanë sekuestruar një nga sasitë më të mëdha të drogës në historinë e vendit.
Më shumë se 600 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 49 milionë euro, ishin të fshehura në një ngarkesë me dhe që përdoret për prodhimin e mallrave plastike.
Sipas një deklarate zyrtare të doganës lituaneze, ngarkesa ishte nisur në rrugë detare nga Ekuadori dhe kishte mbërritur në portin e Klaipedës të vendit baltik.
Porositëse e mallit ishte një kompani lituaneze në pronësi të një shtetasi rus, por autoritetet dyshojnë se sasia nuk kishte si destinacion tregun rus të konsumit të narkotikëve.
“Mendoj se ngarkesa ishte porositur për tregun e vendeve të Bashkimit Europian”, ka deklaruar kryeprokurori i lokalitetit të Klaipedës, Simonas Minkevicius në një konferencë për shtyp.
“Një pjesë e asaj sasie mund të kishte qëndruar këtu, por shumica nuk ishte për tregun rus, pasi për të arritur atje ka rrugë më të lehta sesa kalimi përmes vendeve anëtare të BE-së”, ka thënë prokurori.
Lënda e përdorur për të fshehur kokainën ishte aq e ngurtë, saqë autoritetet kërkuan ndërhyrjen e një kompanie të pajisur me veglat e duhura për ta copëtuar atë.
Ndërkohë, autoritetet nuk bënë publik emrin e kompanisë porositëse të drogës dhe as pronarin e saj rus./Arbresh.info/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...