Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare që tentoi të kontrabandonte 5 ton kokainë të fshehur brenda një ngarkese më banane.
Droga hyri në territorin spanjoll përmes portit të Malaga-s dhe më pas u transportua në një magazinë në një pronë industriale në Alicante, ku dhe u kap.
Policia spanjolle tha se kjo ishte sasia më e madhe e kokainës të kapur ndonjëherë në provincë.
Kokaina, e cila vinte nga Ekuadori brenda një ngarkese me banane, kishte një pastërti prej 87% dhe do të kapte vlerën e më shumë se 265 milionë eurove në treg.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se gjatë operacionit u arrestuan 5 shtetas shqiptarë.
Oficerët gjurmuan dy kamionë në të cilët transportohej droga dhe panë se mallrat po shkarkoheshin nga anëtarët e grupit kriminal, të cilët mbanin veshje fosforshente, identike me punëtorët e rregullt në zonë.
Sipas policisë, trafikantët e drogës kishin marrë masa ekstreme për të ruajtuar sigurinë personale, duke ndërruar vazhdimisht vendbanimin e tyre dhe duke udhëtuar shpesh jashtë vendit.
Për të kamufluar aktivitetin kriminal ata kishin hapur biznese dhe kompani të rregullta në zonë duke u hequr si sipërmarrës./euronews.al
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë