Google ADS

Kapen 11.5 ton kokainë e pastër në Belgjikë

10:30 | 6 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Prokuroria Federale e Shtetit Belgjik njoftoi se një sasi rekord prej 11.5 tonë kokainë e pastër u gjet dhe u sekuestrua në një kontejner nga Guajana.

Malli i sekuestruar në portin e Antëerpen kishte destinacion Hollandën, raporton Bruksel Times, transmeton portal arbresh.info

Vlerësohet se vlera e mallit të kapur është rreth 900 milionë euro.

Droga u zbulua si pjesë e hetimit të gjyqësorit bleg në fund të vitit 2019, kur edhe u kapën 2.8 ton kokainë.

Hetimi mundësoi çmontimin e organizatës ndërkombëtare kriminale “të organizuar mirë, e cila dyshohet se shpërndante rregullisht sasi të mëdha kokainë nga Amerika e Jugut në Belgjikë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme