Policia italiane ka kapur më shumë se 10 ton hashash në mbrëmjen e djeshme. Në një aksion dramatik rreth 200 kilometra afër brigjeve të Sicilisë, policia e financave e Guardia di Finanza arriti që të ndaloi një anije të dyshimtë.
Në të janë konfiskuar më shumë se 10 ton drogë të llojit hashash e cila kap vlerë afro 20 milionë euro, shkruan Indeksonline.
Dy të ndaluarit në anije janë identifikuar si anëtarë të një organizate të rrezikshme malteze. Bastisja ishte pjesë e një iniciative ndërkombëtare të trafikimit të drogës të quajtur “Libeccio International”.
Anija thuhet se ishte nisur dy ditë më parë, nga Algjeria ose Maroku.