Një peshkatar nga Australia ka kapur një peshk të llojit “Perandori i kuq”, i cili peshonte 22 kilogramë dhe ishte 104 centimetra i gjatë.
Pas një “lufte” gati 20-minutëshe me peshkun, ai e arriti ta ngjiste në kuvertën e varkës peshkun gjigand, përcjell Lajmiifundit.al.
“Nga mënyra se si po luftonte mendova se ishte lloji “Murrai Cod” në vend të “perandorit të kuq”. Kam peshkuar në këto ujëra për 30 vite dhe më i madhi që kam kapur para këtij ka qenë një peshk 19 kilogramë.
Nuk dua ta konsumoj këtë peshk dhe po planifikoj që t’ua dhuroj shkencëtarëve në mënyrë që të zbulojnë se si ka jetuar për kaq gjatë.”
Ai tha se shkencëtarët mund të zbulojnë moshën e peshkut duke hequr një kockë në kafkën e tij dhe duke numëruar unazat e kalcifikuara brenda, citon Lajmiifundit.al.
Peshkatari tha që nuk donte që peshqit e mëdhenj të humbnin dhe shpresonte që studimi të mund të ndihmonte për të zbuluar më shumë rreth specieve të “perandorit të kuq”.
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...