Kaosi në aeroportin e Kabulit po vonon operacionet e evakuimit të stafeve diplomatike, shtetasve të vendeve perëndimore dhe bashkëpuntorëve afganë të NATO-s.
Vonesat kanë detyruar qeverinë britanike t’i kërkojë Presidentit amerikan Joe Biden të shtyjë përtej 31 Gushtit afatin e qëndrimit të trupave amerikane në aeroport, pasi është thuajse e pamundur sipas tyre, të evakuohen të gjithë njerëzit brenda këtij afati.
Shifrat e sakta janë ende të paqarta por janë të paktën 15 mijë persona në lista, të cilët mbeten ende për t’u evakuuar. Operacionet vështirësohen pasi talebanët nuk po mbajnë premtimin dhe nuk po lejojnë shumë bashkëpuntorë të NATO-s të hyjnë në aeroport.
Pengesë për ta është edhe identifikimi mes mijëra afganëve që janë dyndur rreth e qark aeroportit këtë javë, me shpresën për të ikur nga vendi, tani që kontrollin e kanë marrë ekstremistët islamikë.
Janë rreth 3 mijë trupa të njësive speciale të ushtrisë amerikane që kanë nën kontroll aeroportin e Kabulit dhe po përpiqen të garantojnë evakuim të sigurtë. Me qindra janë edhe pjesëtarët e njësive speciale ushtarake britanike, gjermane, e të tjerë aleatëve të NATO-s.
Sakaq, Greqia përfundoi ndërtimin e murit 40 kilometërsh përgjatë kufirit me Turqinë, që synon parandalimin e hyrjeve të refugjatëve nga Azia, në rast të një tjetër vale që me shumë gjasa mund të jetë nga Afganistani.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në një bisedë gjysmë-orëshe telefonike, ishin të të njëjtit mendim kur thanë se dy vendet e kanë të pamundur të përballojnë një tjetër dyndje.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...