Kaosi i fluturimeve mund t’i kushtojë British Airways mbi 100 milionë dollarë

13:44 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Problemet kompjuterike që rezultuan me mijëra anulime të fluturimeve të British Airways nga dy aeroportet më të mëdha të Londrës, mund t’i kushtojë kompanisë 100 milionë  dollarë.

Të shtunën, një dështim në sistemin e IT-së bëri që të gjitha fluturimet e linjës ajrore nga aeroportet e Heathrow dhe Gatwick të anulohen e mbi 75 mijë pasagjerë të mbeten të bllokuar, transmeton portali arbresh.info. Shumë prej tyre u detyruan të kalojnë natën në terminale.

Më shumë fluturime u anuluan të dielën me vonesa të gjata dhe anulime të mëtejshme vazhduan edhe të hënën.

Sipas analistit të pavarur të aviacionit Howard Wheeldon, “kostoja e dëmtimit reputacion të British Airways (BA) është e pallogaritshme në këtë fazë, por do të jetë e konsiderueshme”.

Shefi ekzekutiv i British Airways, Alex Cruz, përshkroi ndikimin e problemit si tragjedi dhe u zotua se linja ajrore do të ndjekë të gjitha rregullat e aplikueshme të kompensimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme