Problemet kompjuterike që rezultuan me mijëra anulime të fluturimeve të British Airways nga dy aeroportet më të mëdha të Londrës, mund t’i kushtojë kompanisë 100 milionë dollarë.
Të shtunën, një dështim në sistemin e IT-së bëri që të gjitha fluturimet e linjës ajrore nga aeroportet e Heathrow dhe Gatwick të anulohen e mbi 75 mijë pasagjerë të mbeten të bllokuar, transmeton portali arbresh.info. Shumë prej tyre u detyruan të kalojnë natën në terminale.
Më shumë fluturime u anuluan të dielën me vonesa të gjata dhe anulime të mëtejshme vazhduan edhe të hënën.
Sipas analistit të pavarur të aviacionit Howard Wheeldon, “kostoja e dëmtimit reputacion të British Airways (BA) është e pallogaritshme në këtë fazë, por do të jetë e konsiderueshme”.
Shefi ekzekutiv i British Airways, Alex Cruz, përshkroi ndikimin e problemit si tragjedi dhe u zotua se linja ajrore do të ndjekë të gjitha rregullat e aplikueshme të kompensimit./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...