Google ADS

Kaos në spitalet e Madrid, pacientët shtrihen në dyshemenë e korridorit

18:21 | 24 Mars 2020
Arbresh.info

Koronavirusi i ri COVID-19 po shkakton kërdi në Spanjë.

Vetëm për 24 orët e fundit janë shënuar 514 viktima, transmeton portali arbresh.info.

E gjersa raportohet se numri i të infektuarve është diku 40 mijë, rreth 5.400 punonjës të kujdesit shëndetësor janë ndër ato raste të konfirmuara.

Në një video që po qarkullon shihet një spital i Madrid ku ka shumë pacientë, e disa prej tyre madje janë të shtrirë në dyshemenë e korridorit.

Ndërsa rastet kanë qenë të përqendruara kryesisht në Madrid, Katalonjë dhe Vendin Bask, numri i infeksioneve po rritet në rajone të tjera.

Spanja është vendi më i prekur në Evropë pas Italisë, i cili ka regjistruar më shumë se 6.000 vdekje deri më tani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme