Persona të armatosur vranë 11 oficerë policie gjatë një prite në lindje të Pakistanit, teksa 7 oficerë të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Sulmi ndodhi në qarkun Rahin Yar Khan në provincën Punjab, kur oficerët po patrullonin në kërkim të plaçkitësve që veprojnë në atë pjesë të vendit.
Pakistani është përballur me një rritje të numrit të sulmeve militante në vitet e fundit, por vrasja e një numri kaq të madh të policëve në një sulm të vetëm është gjë e rrallë.
Forcat e sigurisë të Pakistanit kryejnë shpesh operacione kundër banditëve në Punjab dhe në provincën jugore Sindh, ku ata fshihen në zona rurale dhe malore.
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, kryeministri Shehbaz Sharif dhe ministri i Brendshëm, Mohsin Naqvi, e dënuan sulmin, duke shprehur pikëllim dhe duke i përshkruar oficerët e vrarë si martirë./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...