Google ADS

Kaos në Marok, nuk ka më orë diellore me dekret qeverie

00:08 | 2 Prill 2019
Trina Galanxhi

Orët, telefonat celularë dhe kompjuterët e përditësojnë automatikisht orarin, por është për të ardhur keq që në Marok, që nga data 28 tetor, ekzekutivi i udhëhequr nga Saaladdine El Othmani ka vendosur me dekret që nuk do të ketë më shumë kohë ligjore.

Rezultati? Trenat që lënë në kohë dhe pasagjerët që mbërrijnë vonë, saraçineskat që hapen përpara dhe xhamitë, që për të shmangur gabimet, kanë thirrur dy herë për lutjen e parë në mëngjes, “fajre”. Me pak fjalë, kaos.

Dhe megjithëse vendimi i qeverisë marokene ka shkaktuar shumë diskutime, duke krijuar pakënaqësi, sidomos në shkolla, nuk ka pasur asnjë pasqyrim. Akrepat qëndrojnë të ndaluara për më shumë se një orë dhe ato nuk do të duhet të lëvizin përpara ose prapa, përveç gjatë periudhës së Ramazanit.

Muaji i shenjtë i Islamit, i cili këtë vit bie në maj, krijon një situatë të veçantë dhe për këtë arsye, në fakt, pezullon vendimin e qeverisë duke hequr orë shtesë dhe duke sjellë Marokun në parametrat e kohës së Greenëich-it (GMT) , për të arritur një orë para ndërprerjes së agjërimit./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme