Ofensivat paralele të kryera nga Turqia dhe qeveria siriane në qytete të veçanta në Siri, i kanë shtyrë banorët që t’i drejtohen strehimoreve të mbipopulluara për siguri, ndërsa të tjerët u përpoqën të largohen nga rruga.
Banorët dhe familjet e zhvendosura në qytetin e rrethuar të Doumës në rrethinat e Damaskut, në Ghoutan Lindore kanë fjetur nëpër dyqane, në rrugë dhe në bodrume, transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë, mijëra njerëz po largoheshin nga qyteti veriperëndimor i Afrinit, ndërsa trupat turke dhe luftëtarët e opozitës të mbështetur nga Turqia u afruan më pranë për ta rrethuar plotësisht.
Turqia ka filluar ofensivën më 20 janar dhe sipas Presidenti Recep Tayyip Erdogan, ushtria turke së shpejti pritet të marrë në kontrollë qendrën e Afrinit.
Trupat turke kanë shkatërruar tubacionet e ujit dhe centralet energjitike që furnizojnë Afrinin, duke u bërë të vështrië njerëzve që të qëndrojnë atje.
Ghouta Lindore është më e madhe dhe më e populluar, me rreth 400 mijë njerëz që besohet se jetojnë atje, të bllokuar në ajër të pamëshirshëm për shkak të bombardimeve tokësore dhe një rrethimi të gjatë për shumë vite.
Më shumë se 1,100 njerëz që nga muaji shkurt, si pasoje e sulmeve ajrore të kryera nga qeveria dhe ushtria turke./arbresh.info/
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...