Kaos në Calais, përleshje me armë mes refugjatëve

00:34 | 26 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Pesë refugjatë nga Afganistani janë plagosur pas një përleshje me armë në Calais, Francë.

Sipas autoriteteve lokale të dy grupe të armatosura kanë shtënë në drejtim të njëri-tjetrit, transmeton portali arbresh.info

Burime të “Reuters” theksojnë se incidenti ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje mes kontrabandistëve të refugjatëve.

Tre emigrantë janë duke u trajtuar në spitalin e Calais, ndërsa një, që është në gjendje më të rëndë, është transferuar në një spital në Lille.

I plagosuri i pestë është trajtuar në vend të ngjarjes.

Policia ka filluar hetimet në lidhje me incidentin.

Për një kohë të gjatë Calais është kthyer në “shtëpi” për emigrantët që shpresojnë të hyjnë në Britani të Madhe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme