Kaos në autostradë, përplasen rreth 100 automjete, pesë të vdekur

23:33 | 11 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur gjatë një përplasje zingjir që ndodhi mes 100 automjeteve në një autostradë në shtetin amerikan të Teksasit.

Përplasja e makinave ka ardhur si pasojë e ngricës, transmeton portal arbresh.info

Stuhia e dimrit goditi pjesë të Shteteve të Bashkuara, e ndjekur nga shi i akullt dhe borë.

Numri i të plagosurve nuk dihet për momentin, pasi policia është ende duke punuar në vendin e aksidentit në autostradën pranë qendrës së Fort Worth në Teksas.

Vetëm në jug të shtetit të Teksasit në qytetin e Austin, më shumë se njëzet automjete u përfshinë në një përplasje në një rrugë të ngrirë, dhe një person u plagos, thanë zyrtarët e shërbimeve të urgjencës.

Paralajmërimet për mot të keq janë në fuqi nga Arkansas në Kentucky, ndërsa meteorologët po njoftojnë për në shumë borë në brigjet qendrore të Atlantikut.

Më shumë se 125,000 familje dhe biznese kanë mbetur pa energji elektike që nga mëngjesi, kryesisht në shtetet amerikane të Kentucky dhe Ëest Virginia, sipas faqes në internet të Poëeroutage.us, e cila gjurmon raportet e furnizimit me energji elektrike.

Ekipet po u përgjigjen thirrjeve të shumta për degë të rënë të pemëve dhe linjave të energjisë, tha policia e Lexington në një mesazh në Tëitter, duke u kërkuar që të shmangin udhëtimet  e panevojshme./arbresh.info/

https://twitter.com/BreakingChesky/status/1359925860988571648?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1359925860988571648%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Finfo%2Fvesti%2Findex.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D02dd%3D11nav_category%3D78nav_id%3D1810237

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme