Kaos në aeroportin e Parisit: Reperët në një përleshje të madhe, për shkak të dhunës anulohet fluturimi

13:33 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Ky është një moment shokues kur dy reper francezë brutalisht përleshen brenda zonës pa-doganë para pasagjerëve të aeroportit Orly në Paris.

Në një video shihet qartë se ekipet nga të dy artistët u bashkuan pasi njëra palë fillo të gjuaj me shishe parfumi shkruan Dailystar përcjell arbresh.info

Aty shihen qartë një grup burrash që shkëmbejnë goditje të rënda përpara se policia te arrinin në vendin e ngjarjes.

Në një skenë shihet njëri prej burrave pa këmishë duke bërtitur “në spital” frëngjisht.

Elie Yaffa – i cili ndryshe njihet si Booba dhe Okou Armand Gnakouri – i cili e quan veten Kaaris bënë qe aeroporti Orly në Paris të mbyllet për një orë.

Fluturimet u vonuan dhe u anuluan si rezultat i përleshjes.

Dyshja u kap në paraburgim së bashku me nëntë anëtarë të ekipeve të tyre përkatëse, ku një numër u akuzuan për vepra të ndryshme të prishjes së rendit publik.

Të dy reperët u ndaluan nga udhëtimi për në Barcelonë, ku ata duhej të performonin në koncerte të veçanta.

Ata njihen si rivalë mes vete dhe shpesh shkëmbejnë fjalë ne rrjetet sociale.

Booba dikur ishte mentor i Kaaris, por marrëdhënia e tyre personale u shkatërrua rreth vitit 2012.

Në prill, Booba provokoi rivalin e tij me ane te një postimi duke thënë se ai – Booba- ishte përgjegjës per te gjithë punën e Kaaris./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme