Situatë kaotike është raportuar në aeroportin e Kabulit, përderisa qeveritë europiane nxitojnë që të sjellin në shtëpi qyetarët e tyre, përfshirë edhe kolegët e tyre afganë.
Avionët francezë, holandezë, gjermanë, spanjollë, çekë dhe polakë janë larguar të gjithë orët e fundit, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Është raportuar edhe për të shtëna, përderisa po largoheshin njerëzit.
Qeveria holandeze tha se situata ishte “e tmerrshme”, por u kritikua gjerësisht për dështimin e saj për t’u përgatitur për marrjen e kryeqytetit nga talebanët.
Personeli në ambasadën holandeze u befasua aq shumë të dielën saqë ata thanë se nuk kishin kohë t’u thoshin kolegëve afganë se do të shkonin.
Ish-presidenti i sindikatës ushtarake holandeze kishte frikë se kishte mbetur pak kohë për të evakuuar përkthyesit dhe stafin lokal: “Nëse nuk kemi sukses në 48 deri në 72 orët e ardhshme do të jetë vonë”, tha Anne-Marie Snels për BBC.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha më herët: “Ne nuk mund t’i braktisim [kolegët afganë] dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për t’u ofruar atyre strehim në BE”.
Franca në anën tjetër ka arritur të largojë 25 shtetas francezë, ndërsa ka theksuar se 184 afganë kanë nevojë për mbrojtje pasi ishin pjesë e stafit.
Ndërsa Franca po përdor Abu Dhabin si një urë ajrore, Gjermania po përdor Uzbekistanin për operacionet e saj. Pasi një fluturim fillestar u ul në Frankfurt të martën vonë, një fluturim i dytë fluturoi për në Tashkent të mërkurën.
Një aeroplan çek u ul në Pragë me 87 persona, përfshirë ambasadorin Jiri Baloun dhe dhjetëra afganë që kishin ndihmuar zyrtarët çekë, ndërsa një tjetër fluturim u nis nga Kabuli të mërkurën pasdite.
Një fluturim i parë spanjoll u nis për në Dubai dhe Polonia fluturoi pothuajse 50 persona, shumica prej tyre afganë. Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar Laurie Bristoë tha se 700 shtetas britanikë dhe afganë ishin dërguar me aeroplan të martën dhe ata “po përpiqeshin të rritnin shpejtësinë dhe ritmin gjatë dy ditëve të ardhshme”./arbresh.info/
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...