Një grevë e madhe nga punëtorët e bagazheve ka detyruar aeroporin e Brukselit që të anulonte dhjetëra fluturime gjatë ditës së sotme, duke lënë mijëra pasagjerë të bllokuar.
Aeroporti u ba bërë thirrje udhëtarëve që u ishte anuluar fluturimi që të ktheheshin në shtëpi dhe u tha atyre që të mos përpiqeshin të merrnin bagazhin, pasi ato do të dërgoheshin në destinacionin e duhur, transmeton portali arbresh.info
Greva pritet të vazhdojë deri në mëngjesin e së shtunës.
Linjat që u prekën nga kjo grevë ishin nga Ryanair, easyJet, British Airëays dhe Turkish Airlines, ndërsa Brussels Airlines ka funksionuar në mënyrë normale.
Udhëtarët “janë shumë të zemëruar dhe ata kanë të drejtë të jenë”, tha Sandra Langenus nga sindikata e FGTB, e cila përfaqëson punonjësit e Aviapartner, “por ata duhet të jenë të zemëruar me personat e duhur, që është administrata dhe jo me punëtorët”./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?