Kanibali rus ia han zemrën 27-vjeçares

15:28 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Një kanibal është arrestuar në Rusi, pasi vrau nënën e dy fëmijëve, më pas gatoi zemrën dhe ia hëngri.

Alexey Yasterbov akuzohet se theri Ekaterina Nikiforovan, 27 vjeçe në qafë dhe ia preu mollën e Adamit me një thikë kuzhine, transmeton portali arbresh.info.

Pastaj ai e hoqi zemrën dhe la mushkëritë, dhe e gatoi në furrën e banesës së tij, sipas policisë.

Ai telefonoi më pas pronaren e banesës Zhanna Avdeeva dhe i tha: “Thirre policinë dhe ambulancën. Jam shtrirë në gjak, afër meje është një kufomë”.

Kur mjekët arritën në vendin e ngjarjes: “Ka një zemër duke u zier në stufë”.

Para se të thërriste, ai kishte tentuar të vriste veten duke ngulur gërshërët në qafë, por dështoi.

Ai tani është nën vëzhgimin e policisë në kujdes intensiv./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme