Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq ka demantuar pretendimet e pasakta të Patriarkut serb Porfirije lidhur me numrin e shtetasve serbë të vrarë gjatë bombardimeve të NATO-s.
Patriarku pretendoi se nga bombardimet e NATO-s janë vrarë mijëra serbë, mirëpo Kandiq ka konfirmuar se gjatë ditëve të bombardimeve, nuk janë vrarë më shumë 756 qytetarë.
“Sa për informimin e patriarkut: jo më shumë se 756 njerëz vdiqën nga sulmet e NATO-s. Mirëpo, dhjetëra mijëra të pafajshëm, që nuk morën pjesë në veprime armiqësore, janë vrarë nga MUP-i serb brenda 78 ditëve – 28 mars – 16 qershor 1999. Secili ka një emër dhe mbiemër”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Patrijarhu na znanje: u napadima NATO-a nije poginulo više hiljada, kako reče u Somboru, nego 756, ali više hiljada nedužnih, koji nisu učestvovali u neprijateljstvima,ubili su pripadnici VJ/MUP Srbije u roku od 78 dana – 24.3 – 16.6.1999. Svi imaju ime i prezime.
— Natasa Kandic (@natasakandic) March 24, 2023
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?