Demokratët ngushtojnë diferencën në Senat me Republikanët. Partia opozitare ka fituar në mënyrë surprizë shtetin e Arizonës. Ndërkohë, kandidatja fituese nga radhët e demokratëve është dhe gruaja e parë biseksuale që hyn në Senat.
Kandidatja demokrate, Kyrsten Sinema ka fituar garën për Senatin federal të Shteteve të Bashkuara për Arizonën, duke mundur republikanen Martha McSally dhe duke u bërë kështu senatorja e parë grua e Arizonës që prej vitit 1994.
Sinema është dhe kandidatja e parë në Senat që e ka pranuar në mënyrë të hapur se është biseksuale, ndërsa rivalja republikane McSallu, të cilën e ka mposhtur është gruaja e parë e ushtrisë së SHBA-ve që ka pilotuar një avion luftarak.
Në fillim të numërimit të votave, fitorja dukej e sigurt për republikanen, por të enjten në mbrëmje ndodhi parakalimi i Sinemas.
Kjo fitore e demokratëve e bën më pak të plotë, nga sa ishte raportuar më herët, mazhorancën e partisë së Donald Trump në Senatin e ri që do të fillojë punën në janar: në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të gjysëmmandatit, republikanët zotërojnë 51 senatorë kundër 47 të demokratëve.
Ndërkohë, dy sfida të tjera për senatin mbeten të pazgjidhura: ajo e Misisipit, ku me 27 nëntor do të shkohet në balotazh; dhe ajo në Florida, ku përballen ish guvernatori Rick Scott dhe senatori në largim demokrat Bill Nelson.
Për këtë sfidë është i nevojshëm rinumërimi i votave. Megjithatë republikanët dhe presidenti Trump janë shprehur kundër këtij zhvillimi.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...