Kina paraqet kërcënimin më të madh për Shtetet e Bashkuara, tha të mërkurën kandidati i Joe Biden për drejtorin e CIA-s William Burns, duke premtuar se agjencia e inteligjencës amerikane do të ishte e pavarur nga politika.
Në skenën ndërkombëtare, “gjithnjë e më kompleks dhe konkurrues”, qëndrimi “grabitqar” i qeverisë kineze paraqet “sfidën tonë më të madhe gjeopolitike”, tha ish-diplomati gjatë një seance para komitetit të inteligjencës në Senat, i cili pritet të konfirmojë emërimin e tij.
“Siç vuri në dukje presidenti Biden, një avantazh mbi Kinën është thelbësor për sigurinë tonë kombëtare për dekadat e ardhshme. Kjo kërkon një strategji afatgjatë, të qartë dhe me mbështetjen e të dy palëve, me mbështetjen e reformave të brendshme dhe me inteligjencë të besueshme”, tha Burns, 64-vjeç.
CIA ka qenë në shënjestër të inteligjencës kineze vitet e fundit, e cila ka rekrutuar më shumë agjentë dhe diplomatë. Dhjetë vjet më parë, Pekini arriti të thyejë rrjetin e informatorëve të agjencisë amerikane të inteligjencës në Kinë
Burns theksoi se beteja për epërsinë teknologjike në fushën e inteligjencës, duke përfshirë inteligjencën artificiale, do të jetë një element kryesor i misionit të tij.
Williams Burns do të zëvendësojë Gina Haspel, gruaja e parë në krye të CIA-s, karriera e së cilës është njollosur nga roli i saj i diskutueshëm në programet e torturave pas sulmeve të 11 shtatorit./Telegrafi/
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet
Vjedhje në një argjendari në Prizren, policia jep detaje
Rikthim sensacional i Milanit ndaj Interit, fiton Superkupën...
Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës
Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3