Në një zhvillim që shihet si humbje për Shtetet e Bashkuara në një organizatë shumëpalëshe, kandidati i administratës së Presidentit Trump për të udhëhequr Agjencinë e Migracionit të Kombeve të Bashkuara, e humbi garën në zgjedhjet e së premtes.
Shtetet e Bashkuara e kanë udhëhequr këtë organizatë në pjesën më të madhe të ekzistencës së saj. Ajo u themelua në vitin 1951 për të ndihmuar në rivendosjen e miliona refugjatëve europianë pas Luftës së Dytë Botërore. Organizata u bë zyrtarisht pjesë e OKB-së në shtator 2016-s.
Kandidati amerikan Ken Isaacs, zëvendës president për një kohë të gjatë i organizatës së Ndihmës së Ungjillit të Krishterë “Samurai Purse”, u bë kandidat i diskutueshëm, kur në shtyp u publikuan disa postime të tij në twitter dhe në media të tjera sociale, poshtëruese ndaj komunitetit mysliman.
Ken Isaacs u rendit i fundit prej tre kandidatëve në garë, pas një votimi të fshehtë të zhvilluar në Gjenevë. Duke filluar nga 1 tetori, organizata do të drejtohet nga Antonio Vitorino i Portugalisë, një ish-komisioner evropian për drejtësinë./voa/