Kina paraqet kërcënimin më të madh për Shtetet e Bashkuara, tha kandidati i Joe Biden për drejtorin e CIA-s William Burns, duke premtuar se agjencia amerikane e inteligjencës do të ishte e pavarur nga politika.
“Në një skenë politike gjithnjë e më komplekse dhe konkurruese, qëndrimi grabitqar i qeverisë kineze përbën sfidën tonë më të madhe gjeopolitike,” tha ish-diplomati gjatë një seance dëgjimore para komitetit të inteligjencës së Senatit, i cili pritet të konfirmojë emërimin e tij, transmeton portal arbresh.info
“Siç vuri në dukje Presidenti Biden, një avantazh mbi Kinën është thelbësor për sigurinë tonë kombëtare për dekadat që vijnë,” tha Burns, 64 vjeç. “Kjo kërkon një strategji afatgjatë, të qartë dhe me mbështetjen e të dy palëve, me mbështetjen e reformave të brendshme dhe me inteligjencë të besueshme”.
CIA ka qenë në shënjestër të inteligjencës kineze në vitet e fundit dhe është në interest ë Uashingtonit dhe Pekinit që të punojnë së bashku në ndryshimin e klimës dhe mospërhapjen e armëve bërthamore.
Ish njeriu i dytë i diplomacisë amerikane paralajmëroi se “regjimi kinez po forcon sistematikisht kapacitetin e tij për të vjedhur pronën intelektuale, të shtypë njerëzit e tij, të ngacmojë fqinjët e saj, të zgjerojë fuqinë e tij në botë dhe të forcojë ndikimin e tij brenda shoqërisë amerikane”.
Dhjetë vjet më parë, Pekini arriti të thyejë rrjetin e informatorëve të agjencisë amerikane të inteligjencës në Kinë.
Burns theksoi se beteja për epërsinë teknologjike në fushën e inteligjencës, duke përfshirë inteligjencën artificiale, do të jetë një element kryesor i misionit të tij.
Williams Burns do të zëvendësojë Gina Haspel, gruan e parë në krye të CIA-s, karriera e së cilës është njollosur nga roli i saj i diskutueshëm në programet e torturave pas sulmeve të 11 shtatorit./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...