Kandidati i AfD e pranon se ka marrë pjesë në marshin neo-nazist në Greqi

20:53 | 30 Gusht 2019
Arbresh.info

Figura kryesore e së djathtës ekstreme Andreas Kalbitz ka pranuar se ka marrë pjesë në marshin përkujtues të organizuar në Greqi nga partia ultra nacionaliste Agimi i Artë.

Gazeta Der Spiegel kishte publikuar një raport nga ambasada gjermane në Athinë që e kishte emëruar atë si njëri nga “14 neo-nazistët” që kishte shkuar nga Gjermani për mitingun e së djathtës ekstreme, transmeton portali arbresh.info.

Kalbitz lëshoi deklaratën duke thënë se mori pjesë thjeshta nga kureshtja.

Megjithatë, ai mohoi të ishte pjesë e delegacionit, përfshirë anëtarë të partisë neo-naziste të Gjermanisë NPD.

Grupi, raportohet të ketë shpalosur një flamur me svastikën mbi një ballkon, që çoi në zjarrvënien e një hoteli nga anarkistët grekë. Kalbitz tha se çdo sugjerim që ai ishte i përfshirë në incident ishte “thjesht gënjeshtër”.

Kalbitz drejton partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në shtetin e Brandenburgut, ku votuesit shkojnë në votime të Dielën. Populistët mund të shfaqeshin si partia më e fortë politike në shtetin që rrethon kryeqytetin gjerman, Berlin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm