Google ADS

Kancerlarja gjermane anulon programin për shkak të sulmit të armatosur në Hanau

13:50 | 20 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kancerlaja gjermane Angela Merkel, anuloi programin e saj të sotëm për shkak të sulmit të armatosur në qytetin Hanau, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë, Steffen Seibert, në deklaratën e bërë nga rrjeti social, tha se kancelarja gjermane Merkel, ka anuluar programin në qytetin Halle për shkak të sulmit në Hanau.

Seibert gjithashtu njoftoi se Merkel informohet për çdo zhvillim në Hanau.

Ndërkohë, ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, në deklaratën nga Twitter tha se: “Ngjarja e tmerrshme në Hanau na la të gjithëve në dhimbje. Mendimet tona janë me ata që humbën jetën, familjet dhe të afërmit e tyre. Shpresoj që sa më shpejt të shërohen të plagosurit”.

Në një sulm ndaj dy lokaleve në Hanau humbën jetën 9 persona, në mesin e të cilëve edhe turq. Në sulm u plagosën 5 të tjerë.

Në aksionin e zhvilluar nga ekipet e sigurisë, terroristi i së djathtës ekstreme Tobias R. është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Ai pas tij ka lënë edhe një video mesazh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme