Google ADS

Kancelarja gjermane reagon ashpër për rastin Khashoggi

22:02 | 20 Tetor 2018
Arbresh.info

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dënuar vrasjen e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll dhe tha se shpjegimet e dhëna deri më tani që u thanë për vrasjen e tij, ishin të pamjaftueshme.

“Ne e dënojmë këtë veprim në termat më të forta”, tha ajo dhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas, në një deklaratë, raporton Al Jazeera.

“Presim transparencë nga Arabia Saudite rreth rrethanave të vdekjes së tij. Informacioni i disponueshëm për ngjarjet në konsullatën në Stamboll janë të pamjaftueshme”.

Duke shprehur dhimbje të thellë për miqtë dhe të afërmit e Khashoggi, ata thanë se përgjegjësit për vdekjen e tij duhet të japin përgjegjësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme