Kancelari, Olaf Scholz, paralajmëroi këtë të shtunë “ekstremistët” që kërkojnë të instrumentalizojnë lëvizjet sociale në Gjermani, kryesisht ato të fermerëve, ndërsa shprehu shqetësimin për thirrjet për dhunë që kërcënojnë demokracinë.
“Kur protestat legjitime kthehen në zemërim apo përbuzje për proceset demokratike dhe institucionet demokratike, ne të gjithë humbasim. Përfitojnë vetëm ata që përçmojnë demokracinë tonë”, paralajmëron lideri gjerman me mesazhin e tij me shkrim dhe video.
Duke iu referuar “traktorëve që kanë bllokuar qendrat e qyteteve, rrugët dhe aksesin në autostrada” që nga fillimi i javës në të gjithë Gjermaninë, Scholz nënvizon se “konflikti është pjesë e demokracisë sonë”.
Megjithatë, shton ai, “është një përzierje toksike që duhet të na shqetësojë dhe që gjithashtu më shqetëson shumë mua”.
Demonstratat e fermerëve gjermanë, të cilët po protestojnë kundër shkurtimeve të subvencioneve publike, mbështeten kryesisht nga partia e ekstremit të djathtë AfD, e cila kryeson në sondazhe, ndërsa grupe të shumta ekstremiste po bëjnë thirrje në mediat sociale për më shumë veprime kundër qeverisë së Olaf Soltz.
Mobilizimi i fermerëve pritet të kulmojë të hënën me një demonstratë të madhe në Berlin./abcnews.al
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...