Kancelari Olaf Scholz i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin të vendoset sa më shpejtarmëpushim në luftën e Ukrainës. Scholz ka tërhequr vëmendjen për përgjegjësinë e Rusisë në gjendjen globale të ushqimeve.
Pas gjashtë javës heshtjeje kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë biseduar sërish në telefon. Scholz gjatë telefonatës, sipas të dhënave të tij, ka kërkuar fundin e menjëhershëm të luftës në Ukrainë: “Sa më shpejt duhet të ketë një armëpushim në Ukrainë”, deklaroi politikani socialdemokrat opërmes Twitter-it. “Hamendësimi se atje sundojnë nazistët, është i gabuar.”
Scholz gjithashtu i ka tërhequr vëmendjen Putinit “për përgjegjsinë e Rusisë në gjendjen globale të ushqimeve”. Një zëdhënës qeveritar shtoi, se telefonata që ka zgjatur 75 minuta është zhvilluar të premten (13.05) paradite. Scholz i ka kërkuar presidentit rus përmirësimin e gjendjes humanitare dhe përparime në kërkim të një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit.
Agjencia ruse e lajmeve Tass më parë njoftoi, se Putini i ka thënë Scholz-it në telefon, që bisedimet e paqes bllokohen nga udhëheqja ukrainase në Kiev. Putin dhe Scholz kanë rënë dakord, që të vazhdojnë bisedimet në nivele të ndryshme për Ukrainën.
Scholz e komunikoi telefonatën me Putinin në mëngjes në komisionin e mbrojtjes në Bundestag. Kancelari bëri të qartë, sipas të dhënave të pjesëmarrësve në këtë mbledhje, se “qëllimi duhet të jetë rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës” dhe jo “një paqe e ngrirë, gjatë së cilës Rusia të vazhdojë të mbajë territoret e pushtuara”./DW/
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti