Edhe pse ka pak kohë në postin e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, sipas një sondazhi të fundit, nuk ka përkrahjen e shumicës së gjermanëve. Rreth 62% e qytetarëve në Gjermani janë të pakënaqur me punën e qeverisë së tij, tregon sondazhi të kryer nga instituti INSA për llogari të gazetës ”Bild am Sonntag”.
Vetëm 25% e të pyeturve i dhanë kancelarit Scholz një vlerësim pozitiv, tregoi sondazhi. Vlerësimi i koalicionit të social-demokratëve të Scholzit, Demokratëve të Lirë pro biznesit (FDP) dhe të Gjelbërve, ishte gjithashtu i dobët. Rreth 65% e qytetarëve gjermanë të pyetur dhanë vlerësim negativ për punën e qeverisë federale, ndërsa 27% thanë se janë të kënaqur.
Sondazhi kërkoi gjithashtu një vlerësim të përgjithshëm të punës së koalicionit, jo vlerësim për tema specifike.
Sipas gazetës “Bild am Sonntag”, duke i krahasuar të dhënat e sondazhit të tanishëm me ato të marsit të këtij viti, duket se kancelari ka humbur shumë terren. 46% e të anketuarve u shprehën në mars të këtij viti të kënaqur me punën e Scholzit, ndërsa 39% thanë se ishin të pakënaqur me të.
Rreth 44% thanë se qeveria e koalicionit po bënte një punë të mirë, ndërsa 43% nuk ishin dakord.
Qeveria gjermane nën udhëheqjen e Scholzit është përballur me sfida madhore, si rritja e kostove të jetesës dhe rritja e çmimeve të energjisë, si pasojë e luftës në Ukrainë. Qëndrimi ndaj luftës në Ukrainë dhe mos furnizimi i saj me armë ka sjellë gjithashtu rënien e popullaritetit të kancelarit gjerman./klan.al/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë