Kancelari i Mbretërisë së Bashkuar, Phillip Hammond, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pas zgjedhjes së Boris Johnson-it si kryeministër i ardhshëm i Britanisë së Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hammond njoftoi dorëheqjen e tij pas seancës përfundimtare të pyetjeve ndaj kryeministres Theresa May. Ish-kancelari britanik më parë deklaroi se do të japë dorëheqje para se Johnson të marrë detyrën.
“Ishte një privilegj për të shërbyer si kancelar i juaj për pak më shumë se tre vite që kur keni marrë detyrën në korrik të vitit 2016. Pavarësisht nga pasiguria e krijuar nga çështja e pazgjidhur e Brexit-it, ne kemi qenë në gjendje të përparojmë dukshëm në rindërtimin e financave publike dhe përgatitjen e ekonomisë britanike për mundësitë që ka përpara”, tha Hammond në letrën e tij të dorëheqjes.
Hammond ishte në kundërshtim me Johnson-in lidhur me Brexit-in dhe ndër të parët për denoncimin e mbështetjes së Johnson-it për një Brexit pa marrëveshje, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse Mbretëria e Bashkuar mbetej pa marrëveshje.
Dorëheqja e kancelarit britanik vjen pas dorëheqjeve të dy anëtarëve të tjerë të qeverisë, David Gauke dhe Rory Stewart.
Të hënën, Alan Duncan, ish-ministër për Evropë dhe Amerikë, po ashtu dha dorëheqje në shenjë proteste ndaj Johnson-it, duke e përshkruar Brexit-in një “re të errët”, ndërsa dje, një ditë më vonë, Anne Milton, ish-ministre e Arsimit dha dorëheqje nga pozita e saj.
Johnson u zgjodh kryeministër dje nga anëtarësia e Partisë Konservatore pasi fitoi 92.153 vota. Ai pritet të formojë kabinetin e tij të ri në ditët e ardhshme dhe të bëj të ditur politikat e tij kombëtare si dhe një marrëveshje të re të Brexit-it me Bashkimin Evropian (BE).
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët