Kancelari gjerman, Olaf Scholz shkon në Ukrainë dhe Rusi këtë javë në një përpjekje për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve të përshkallëzuara pasi zyrtarët e zbulimit perëndimor paralajmëruan se Rusia mund të ndërmarrë një sulm rus ndaj Ukrainës brenda disa ditësh. Gjermania është një nga vendet që u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur.
Përpara vizitave të tij të para si kancelar në Kiev të hënën dhe Moskë të martën për takime me presidentët ukrainas dhe rus, zoti Scholz përsëriti paralajmërimin e tij ndaj Rusisë, si bëri thirrje që të vazhdojnë përpjekjet diplomatike.
“Është detyra jonë që të parandalojmë një luftë në Evropë, duke i dërguar një mesazh të qartë Rusisë se çdo agresion ushtarak do të kishte pasoja të rënda për Rusinë dhe perspektivën e saj, dhe se ne jemi të bashkuar me aleatët tanë”, tha kancelari Scholz në parlamentin gjerman të premten.
Por ai shtoi se duhen bërë të gjitha përpjekjet për vazhdimin e bisedimeve.
Megjithatë një burim nga qeveria gjermane i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Berlini nuk pret “rezultate konkrete” nga bisedimet me Presidentin rus, Vladimir Putin.
Ndërkohë zëvendës kancelari dhe ministri i ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, tha të dielën në një intervistë se Evropa mund të jetë në prag të luftës.
Zoti Habeck nuk dha detaje por iu referua grumbullimit masiv të forcave të armatosura të dy vendeve përballë njëra-tjetrës.
Scholz ka thënë vazhdimisht se Moska do të paguante një “çmim të lartë” në rast të një sulmi, por refuzimi i qeverisë së tij për të furnizuar Ukrainën me armë vdekjeprurëse ose për të përcaktuar se cilat sanksione do të mbështeste kundër Rusisë, janë kritikuar brenda dhe jashtë vendit dhe kanë ngjallur pikëpyetje në lidhje me vendosmërinë e Berlinit për t’i bërë ballë Rusisë. /VOA
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut