Kancelari gjerman, Olaf Scholz, garantoi solidaritet për liderët e Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë, në lidhje me aktivitetet e intesifikuara ushtarake të Rusisë në afërsi të këtyre vendeve.
“Vendet baltike preken drejtpërdrejtë nga aktivitetet shqetësuese të inkurajuara nga Rusia”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një takimi me kryeministrin estonez Kai Kallas, kryeministrin letonez Krisjanis Karins dhe presidentin lituanez Gitanas Naused në Berlin, transmeton portal arbresh.info
Scholz theksoi se Gjermania dhe vendet baltike të Bashkimit Europianë ndajnë një qëndrim të përbashkët për krizën ukrainasë dhe provokimet ushtarake ruse, sikurse janë manovrat e përbashkëta ushtarake në Bjellorusi.
“Ne i marrim seriozisht shqetësimet e partnerëve tanë. Është e rëndësishme për mua të theksoj se ne jemi në anën tuaj,” tha Scholz, i cili do të udhëtojë në Moskë dhe Kiev për bisedime javën e ardhshme.
Në fillim të kësaj jave, ai foli për tensionet rreth Ukrainës me Presidentin e SHBA Joe Biden në Uashington dhe me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin polak Andrzej Duda në Berlin.
“Ne po punojmë që të parandalojmë luftën në Europë”, tha Scholz, duke njoftuar për numrin në rritje të pranisë së ushtrisë gjermane në Lituani.
Udhëheqësit baltik kanë theksuar se Gjermania aktualisht po investon shumë më pak në buxhetin ushtarak me 1.57 për qind të GNI-së sesa vendet baltike të NATO-s./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...