Kancelari gjerman, Olaf Scholz hodhi poshtë kritikat se Gjermania nuk po mbështet përpjekjet perëndimore për të furnizuar me armë të rënda Ukrainën, duke thënë se ka shtuar kujdesin në vendimmarrjen e tij.
Scholz është nën presion brenda dhe jashtë vendit për ta ndihmuar me armë të rënda si tanke dhe obus Ukrainën pas agresionit rus, por dhe duke mbështetur një embargo të menjëhershme të Bashkimit Evropian ndaj importeve ruse të energjisë për t’i hequr presidentit, Vladimir Putin monedhën e fortë që e ndihmon atë të financojë luftën.
“Unë i marr vendimet e mia shpejt dhe në bashkëpunim me partnerët tanë”, tha Scholz për gazetën Bild am Sonntag në një intervistë. “Unë i shoh të dyshimta veprimet e nxituara dhe përpjekjet e pakuptimta”, shtoi ai.
Më 26 prill, Gjermania njoftoi dërgimin e parë të armëve të rënda në Ukrainë pas javësh presioni brenda dhe jashtë vendit për ta bërë këtë mes konfuzionit mbi qëndrimin e saj, raporton theguardian.
Qeveria gjermane, e cila gjithashtu po garon për të reduktuar varësinë e madhe ndaj importoeve të energjisë nga Rusia, miratoi dërgimin e tankeve Gepard të pajisur me armë kundërajrore.
Masa u mbështet nga 55 për qind e gjermanëve, të cilët, në një sondazh të opinionit, thanë se ekonomia më e madhe e Evropës duhet të furnizojë Ukrainën me armë të tilla.
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja