Kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz, u takua me liderët e tjerë të Bashkimit Evropian në samitin e Brukselit.
Antagonizmi rus në kufirin me Ukrainën dominoi agjendën pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy u takua me Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, si dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Scholz zhvilloi bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton dw.
“Ne do të theksojmë përsëri se paprekshmëria e kufijve është një bazë e rëndësishme për paqen në Evropë. Së bashku do të bëjmë gjithçka që kjo paprekshmëri të vlen”, tha Scholz.
Pjesëmarrja e kancelarit gjerman në takimin e Këshillit Evropian erdhi një ditë pas fjalimit të tij inaugurues në Bundestag dhe me një sërë krizash me të cilat BE-ja duhet të përballet, duke përfshirë tensionet e vazhdueshme me Rusinë dhe aleatin e saj, Bjellorusinë, si dhe pandeminë e coronavirusit dhe çmimet e larta të energjisë.
BE-ja tashmë po planifikonte të diskutonte sanksionet e mundshme që mund të vendoste, nëse Rusia do të ndiqte veprime agresive ndaj Ukrainës.
Zelenskyy të mërkurën u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që të vendosin sanksione menjëherë në vend që të presin.
Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë – një rajon i Ukrainës në Detin e Zi – në vitin 2014, dhe thuhet se që atëherë ka mbështetur luftëtarët separatistë pro-rusë në rajonin lindor të Donbasit.
Moska synon ta mbajë Ukrainën që të mos afrohet shumë me BE-në dhe NATO-n, duke kërkuar vazhdimisht që mundësia e pranimit të hiqet nga tavolina.
Udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s kanë kundërshtuar kërkesën për të përjashtuar anëtarësimin e mundshëm, por gjithashtu thonë se Kievi është ende shumë larg anëtarësimit në secilën organizatë. /Telegrafi/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...