Kancelari gjerman Olaf Scholz sot gjatë një fjalimi televiziv me rastin e 77-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, tha se Rusia nuk duhet të jetë në gjendje të vendosë kushtet e ndonjë marrëveshjeje paqeje që i jep fund pushtimit të saj në Ukrainë.
“Nuk mund t’ju them sot se kur dhe si do të përfundojë lufta mizore e Rusisë kundër Ukrainës. Por një gjë është e qartë, nuk duhet të ketë një paqe të diktuar nga Rusia. Ukrainasit nuk do ta pranojnë këtë, dhe as ne”, tha ai.
Në fjalimin e tij, Scholz u përpoq të siguronte gjermanët se ai po punonte në hap me aleatët e vendit dhe nuk do ta bënte NATO-n një palë të drejtpërdrejtë në luftë.
“Vendimet “e vështira” të marra nga qeveria për të mbështetur Kievin gjatë javëve të fundit ishin të nevojshme për të kundërshtuar agresionin e Rusisë. Të mos bësh një gjë të tillë do të nënkuptonte kapitullimin ndaj dhunës dhe fuqizimin e agresorit”, tha Scholz.
Të hënën – ditën kur Rusia përkujton fitoren e saj në Luftën e Dytë Botërore – presidenti rus Vladimir Putin pritet të mbajë një fjalim nga Sheshi i Kuq i Moskës duke adresuar konfliktin, transmeton Politico.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...