Qeveria e koalicionit të krahut të djathtë të Austrisë, e cila kundërshton fuqimisht anëtarësimin e Turqisë në BE, është zotuar se do të pengojë politikanët turq të bëjnë fushatë në territorin e saj.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, duke bërë që vendi të votojë rreth një vit para kohës së caktuar, transmeton portali arbresh.info
Sipas analistëve Turqia në këtë mënyrë do të kalojë në një sistem të ri presidencial ekzekutiv, i cili u miratua gjatë një referendumi të diskutueshëm gjatë vitit të kaluar.
“Udhëheqja turke (e Erdoganit) është përpjekur që të shfrytëzojë komunitetet e Europës me origjinë turke për shumë vite”, tha kancelari Sebastian Kurz për radio të ORF.
“Shfaqje të tilla, sidomos tani gjatë fushatës janë të padëshiruara në Austri dhe për këtë arsye ne nuk do të lejojmë të ndodh një gjë e tillë”, shtoi ai.
Disa qindra mijëra njerëz që jetojnë në Austri janë turq ose me origjinë nga Turqia.
Sebastian Kurz është në koalicion qeveritar me Partinë e Lirisë anti-Islamike, duke e bërë kështu Austrinë të vetmin vend të Europës Perëndimore të ketë një parti të ekstremit të djathtë./arbresh.info/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...