Kancelari austriak, Karl Nehammer deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë atij se “Furnizimi me gaz natyror është i siguruar, Rusia do të dorëzojë shumat e dakorduara në kontratë dhe pagesat mund të vazhdojnë të bëhen në euro”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nehammer bëri deklarata të reja në lidhje me dimensionet e ndryshme të takimit të tij me Putinin më 11 prill.
Ai theksoi se Putin preku edhe çështjen e gazit natyror gjatë takimit. “Ai më shpjegoi se furnizimi me gaz natyror është i siguruar, se Rusia do të dorëzojë shumat e dakorduara në kontratë dhe se pagesat mund të vazhdojnë të bëhen në euro”, tha Nehammer.
Duke përsëritur kundërshtimin e tij ndaj embargos së gazit natyror, Nehammer tërhoqi vëmendjen për faktin se disa vende anëtare të Bashkimit Evropian si Austria, Hungaria dhe Bullgaria janë të varura nga gazi natyror rus në shumë aspekte dhe se një vendim që do të merret në këtë drejtim do të shkaktojë dëmtime serioze në shumë fusha nga përdorimi individual në përdorim industrial.
Nehammer do të takohet me presidentin Erdoğan
Nehammer deklaroi se në të ardhmen e afërt do të shkëmbejë ide me presidentin, Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me bisedimet e paqes që nisën në Stamboll dhe takimin e tij me Putinin.
Duke iu referuar kritikave për vizitën e tij në Rusi, Nehammer argumentoi se takimet ballë për ballë janë më efektive se telefonatat.
Më 9 prill, Nehammer fillimisht shkoi në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku kishte zhvilluar kontakte në nivele të ndryshme dhe më pas njoftoi se do të shkonte në Rusi.
Vizita e Nehammerit në Rusi u kritikua si nga opozita brenda vendit ashtu dhe nga disa politikanë evropianë jashtë vendit.
Njoftimi i Rusisë se do të shesë gazin natyror në rubla shkaktoi reagime nga vendet evropiane.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj