Kancelari austriak i nënshtrohet testit të koronavirusit

17:15 | 5 Tetor 2020
Arbresh.info

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka anuluar të gjitha takimet për ditën e sotme dhe i është nënshtruar testit për COVID-19 pasi njëri nga kolegët e tij ka rezultuar pozitiv.

Arbresh.info transmeton se janë duke u testuar edhe disa kolegë të tjera si zëvendës-kancelari Werner Kogler.

Të dy, Kurz dhe Kogler kanë qenë në kontakt me personin e infektuar të mërkurën, shkruan APA./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme