Google ADS

Kancelari austriak bën thirrje për përforcim të kufijve të BE-së

21:13 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka thënë se qeveria e tij e krahut të djathtë do të fokusohet në çështjen e emigrantëve në gjashtë muajt e ardhshëm të presidencës së Bashkimit Evropian.

Duke folur në një takim me Euro-Komisionerin Jean-Claude Juncker, Kurz tha se njëra nga prioritetet e tij do të jetë forcimi i kufijve të BE-së, transmeton portali arbresh.info.

“Ne kemi kontrolle kufitare sepse nuk kemi qenë në gjendje të menaxhojmë siç duhet migracionin, sepse ne nuk ishim në gjendje të parandalonim migrimin e paligjshëm, sepse nuk kemi mbrojtur kufijtë e jashtëm”, tha Kurz.

“Tani, gjatë presidencës sonë, ne do të bëjmë çmos për të forcuar Frontex (agjencinë kufitare të Bashkimit Evropian) dhe për të sjellë mbrojtjen e kufirit të jashtëm. Njerëzit presin që Bashkimi Evropian të mbrojë, të sigurojë siguri dhe të ofrojë rend dhe stabilitet”, shtoi ai.

Emigracioni është bërë një çështje e nxehtë për qeveritë populiste në të gjithë Evropën gjatë viteve të fundit, me kabinetin e ri të Italisë, duke bërë thirrje për kontrolle më të rrepta./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme