Qytetarët në Kanada mbështesin bojkotin e produkteve amerikane për shkak të tensioneve që filluan me SHBA-në pas tarifave shtesë doganore ndaj produkteve të hekurit-çelikut dhe aluminit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një ankete të realizuar me një mijë kanadezë të zgjedhur në mënyrë të rastësishme nga Kompania e Hulumtimeve Nanos me qendër në Toronto, pjesa dërrmuese e qytetarëve mbështesin bojkotin e mallrave dhe kompanive amerikane.
Në anketë thuhet se qytetarët kanadezë ndihen të shqetësuar nga pohimet e fundit të presidentit amerikan Donald Trump se mosmarrëveshja “do t’u kushtojë shtrenjtë” kanadezëve dhe se shumë qytetarë të Kanadasë janë të gatshëm për t’u kundërpërgjigjur ndaj një lufte tregtare duke bojkotuar mallrat dhe shitësit amerikanë, duke iu shmangur udhëtimit në SHBA dhe duke mbështetur hapat e qeverisë për firmat kanadeze të çelikut, aluminit dhe ato automotive.
Nga të anketuarit, 72 për qind janë shprehur pro një bojkoti ndaj mallrave të prodhuara në SHBA.
Ndërkaq, 68 për qind prej tyre janë shprehur se nuk do të bëjnë shitëblerje nga shitësit me origjinë amerikane në qoftë se ndodh luftë tregtare mes dy vendeve.
Po ashtu, 73 për qind e të anketuarve kanë theksuar se asnjëherë nuk do të udhëtojnë në SHBA nëse mes dy vendeve ndodh mosmarrëveshje.
Nik Nanos, kryetar i kompanisë anketuese Nanos, tha se fakti më i rëndësishëm është se kanadezët janë zotuar se janë të gatshëm për luftë me SHBA-në kur bëhet fjalë për tarifa dhe kundërpërgjigje.
“Vendosmëria e kanadezëve për të hequr dorë nga udhëtimi në SHBA do të thotë se ata do të kërkojnë alternativa për pushimet verore dhe ato të Krishtlindjeve”, theksoi Nanos.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...