Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka bërë të ditur se do të zgjasin misionin e trajnimit ushtarak në mbështetje të forcave të sigurisë ukrainase me tre vjet dhe premton një shtesë prej 268 milionë dollarësh (340 milionë dollarë kanadeze).
Gjashtëdhjetë personel shtesë ushtarak kanadez do të vendosen “brenda ditësh” si pjesë e operacionit UNIFIER, u tha Trudeau gazetarëve, ndërsa numri i trupave në terren është i autorizuar të arrijë deri në 400, shkruan Aljazeera, transmeton kk.
“Le të mos ketë asnjë gabim që Kanadaja, së bashku me të gjithë aleatët tanë demokratikë, qëndron e fortë për Ukrainën dhe gjithçka që bëjmë është e motivuar nga ndjekja jonë për de-përshkallëzimin dhe një zgjidhje diplomatike,” tha Trudeau.
Ministrja e Mbrojtjes e Kanadasë, Anita Anand, do të udhëtojë në Letoni dhe Ukrainë në ditët në vijim.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...