Presioni amerikan për shtimin e shpenzimeve të mbrojtjes nga aleatët e NATO-s ka nisur të japë frytet e para.
Kanadaja njoftoi se ka në plan ta rrisë me 70% buxhetin e saj për këtë fushë, brenda dekadës së ardhshme.
Ministri kanadez i Mbrojtjes, Harjit Sajjan deklaroi se, deri në vitet 2026-2027, shpenzimet do të shkojnë në 32.7 miliardë dollarë kanadezë, nga 18.9 miliardë që janë aktualisht. Rritja më e ndjeshme do të jetë në vitet e fundit.
“Burrat dhe gratë që mbajnë uniformën e Forcave të Armatosura kanadeze janë në zemër të kësaj politike. Kjo politikë është e gjitha për ta. Kanadaja ka kërkuar shumë nga trupat e veta këto vitet e fundit”, tha Harjit Sajjan, ministër i Mbrojtjes në Kanada.
Njoftimi i Sajjan erdhi një ditë pasi ministrja e Jashtme, Chrystia Freeland u shpreh se do të luajë një rol më të madh global, në kohën kur administrata e Donald Trump tërhiqet nga barra e shumanshmërisë.
Përpos rritjes së financimit, plani parashikon edhe 5.000 ushtarë shtesë, 15 luftanije të reja dhe 88 avionë luftarakë të avancuar, të cilët do të zëvendësojnë flotën e saj të “CF 18”-ave, që do të thotë 65 avionë të rinj më shumë nga sa parashikonte qeveria e mëparshme konservatore.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...