Qeveria e Kanadasë nënshkroi të hënën një marrëveshje për të paguar 20 miliardë dollarë kanadezë (15.5 miliardë dollarë amerikanë) si kompensim për fëmijët e familjeve indigjene të Kombeve të Parë, lidhur me një ankesë për të drejtat e njeriut që ka vazhduar që nga viti 2007, transmeton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja u regjistrua si marrëveshja më e madhe e tillë në historinë kanadeze, raportoi “Canadian Press”.
“Pas tri dekadash avokimi dhe negociatave disamuajshe, jam krenare të them në emër të Asamblesë së Kombeve të Parë (AFN) se kemi arritur një tjetër moment historik për fëmijët tanë dhe familjet e tyre”, tha në një deklaratë Cindy Woodhouse, shefe rajonale e Manitoba-s të AFN-së.
Marrëveshja, e rënë dakord midis qeverisë, AFN-së dhe paditësve, u përpilua për të siguruar që zënkat juridiksionale mbi pagesën e tepërt për shërbimet për fëmijët e Kombeve të Parë të mos pengojnë ofrimin e këtyre shërbimeve.
“Palët kanë rënë dakord për një plan për zgjidhjen e kërkesave për kompensim, e cila u njeh familjeve dhe njerëzve vuajtjet e jashtëzakonshme nga praktikat diskriminuese dhe sistematike raciste të mirëqenies së fëmijëve”, tha në një intervistë Patty Hajdu, ministrja e Shërbimeve Indigjene e Kanadasë.
Në janar, qeveria kanadeze njoftoi se ka rënë dakord të paguajë 20 miliardë dollarë kanadezë si kompensim për fëmijët e familjeve indigjene të Kombeve të Parë.
Popullsia e Kombeve të Parë njihen si “një nga komunitetet më të mëdha indigjene”, të cilat përbëhen nga Metis dhe Indianët Inuit në të gjithë Kanadanë.
– Procesi ligjor zgjat për 15 vjet
Beteja ligjore për fëmijët indigjenë, e cila është bërë pika numër një e rendit të ditës në vend pas zbulimit të varreve jozyrtare të fëmijëve pa emër në kopshtet e shkollave rezidenciale indiane të drejtuara nga kisha në të gjithë Kanadanë vitin e kaluar, filloi në vitin 2007.
Ankesa për të drejtat e njeriut e paraqitur në vitin 2007 nga Shoqata e Kujdesit për Fëmijët dhe Familjet e Kombeve të Parë kundër qeverisë federale në Gjykatën Kanadeze të të Drejtave të Njeriut (CHRT) pretendonte se sistemi i mirëqenies së fëmijëve ishte me të meta dhe diskriminues ndaj fëmijëve indigjenë ndërsa gjykata dha një vendim në 2016.
CHRT vendosi që qeveria federale diskriminoi fëmijët indigjenë përmes financimit të pamjaftueshëm në sistemin e mirëqenies së fëmijëve.
Në vitin 2019, gjykata urdhëroi qeverinë federale të paguante deri në 40 mijë dollarë kanadezë për çdo fëmijë që ishte pjesë e sistemit të mirëqenies së fëmijëve në familje nga 1 janari 2006, së bashku me kujdestarët e tyre primarë.
Qeveria dhe grupet indigjene ishin në negociata që nga nëntori 2021 pasi qeveria federale apeloi vendimin e kompensimit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...