Kanadaja kundërshtoi rikthimin e myslimanëve të Arakanit (Rohingya) nga Bangladeshi në Mianmar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Chrystia Freeland dhe ministrja e Zhvillimit Ndërkombëtar, Marie-Claude Bibeau, në një deklaratë të përbashkët theksuan se janë thellësisht të shqetësuar për rikthimin brenda këtij muaji në Mianmar të myslimanëve të Arakanit.
“Sipas raporteve të institucioneve të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatave ndërkombëtare, është e qartë se kushtet për kthimin në Mianmar janë të pamjaftueshme. Dhuna dhe mos ndëshkimi i autorëve të dhunës në Arakan po vazhdojnë. Teksa njerëzit vazhdojnë të largohen nga vendi, refugjatët nuk duhet të rikthehen në një mjedis ku vazhdon dhuna dhe shkelja e të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se Kanadaja vazhdimisht thekson që rikthimi i myslimanëve të Arakanit në Mianmar duhet të jetë në mënyrë vullnetare, të sigurtë, dinjitoze dhe të vazhdueshme, është vlerësuar se: “Nënvizojmë se Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët ka një rol jetësor për të përcaktuar rikthimin e mundshëm vullnetar të refugjatëve dhe se rikthimet duhet të bazohen në pëlqimin e informuar”.
“I bëjmë thirre qeverisë së Mianmarit që të sigurojë mbrojtjen dhe të drejtat e njeriut për myslimanët e Arakanit që kthehen. Rikthimi nuk duhet të jetë me nxitim. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Mianmarit që të sigurojë qasje të plotë dhe pa pengesë që OKB-ja, organizatat ndërkombëtare dhe vëzhguesit të monitorojnë dhe vlerësojnë përpjekjet e rikthimit”.
Ndërsa në anën tjetër, komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, në një deklaratë ditë më parë paralajmëroi se myslimanët e Arakanit do të përballeshin me rreziqe serioze nëse do të ktheheshin në Mianmar.
Duke iu referuar raporteve të dhunës së vazhdueshme të Mianmarit kundër myslimanëve në zonën veriore të Arakanit, Bachelet i kërkoi Bangladeshit të ndalojë planet e tij.
OKB, në raportin e saj të publikuar më 18 shtator, akuzoi qeverinë e Mianmarit për zbatimin e “spastrimit etnik” dhe “gjenocidit” ndaj myslimanëve të Arakanit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...