Shoferët e kamionave në kompanitë e transportit në këtë vend fitojnë deri në 100 000 dollarë kanadezë, pra rreth 64 mijë euro në vit.
Kështu, në periudhën midis 2015 dhe 2017, u punësuan 390 shoferë kamioni me origjinë nga vendet e huaja. Në kuadër të pilot projektit janë punësuar shoferë nga Britania e Madhe, Bullgaria, Polonia, Ukraina dhe Republika e Afrikës së Jugut.
Robert Trites, i cili punon në projekt, tha se problemi më i madh me të cilin ballafaqohen është se shoferët, pas marrjes së leje qëndrimit, shkojnë në Ontario ose në provincat perëndimore.
Trites tha se shoferët kryesisht punojnë 10-12 ditë pa ndërprerje, pas së cilës pushojnë për 3 deri në 4 ditë.
Al Whittaker, i cili posedon një kompani në New Brunswick, tha se për 30 vite merret me transport dhe me vështirësi gjejnë punëtorë të rinj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...