Ekonomia kanadeze hapi 107 000 vende të reja pune në prill, një shifër shumë më e lartë se parashikimi dhe shkalla e papunësisë shënoi rënie me 0,1 pikë përqindjeje në 5,7%, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave.
Këto shifra janë shumë më të larta se parashikimet e ekonomistëve të cilët prisnin 15 000 vende të reja pune në muajin prill dhe një normë të pandryshueshme të papunësisë.
Papunësia shënoi rënie pavarësisht nga një rritje mujore prej 0, 5% e popullsisë në kërkim të një vendi pune, bën të ditur Statistika e Kanadasë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Personat të cilët përfituan më tepër nga kjo rritje e konsiderueshme e vendeve të punës regjistrohen të rinj mes moshës 15 dhe 24 vjeç, të cilët ishin më shumë se 47 000 në prill për të zënë një vend pune, kryesisht për shkak të rritjes së punësimit me kohë të pjesshme.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje